Kreshnik Spahiu: Opozita ka organizuar veprime dhe skenarë në protestat për Klodian Rashën

Kreshnik Spahiu: Opozita ka organizuar veprime dhe skenarë në protestat për Klodian Rashën

Shiko, protesta ka vlerë, jeta e Klodianit është më me vlerë se çdo semafor, tabelë dhe pemë e Tiranës. Unë e kam thënë që në protesta do ketë dhunë dhe do jetë pas saj opozita që nuk do dalë hapur dhe kështu ndodhi.

Shërbimet sekrete dhe ato aleate në Shqipëria kryejnë shumë përgjime bisedash telefonike dhe ata kanë biseda të njerëzve të opozitës ku tregohet dhe faktohet se shumë persona kanë orientuar veprimet në protesta.

Dhe kur krerët diplomatike kanë takuar opozitarët nuk kanë shkuar kot, por si pasojë e një informacioni që ata kanë pasur nga burimet sekrete.

Po të them madje dhe se çfarë do ndodhë më tej. Do organizohet një protestë e madhe, zyrtarisht një protestë nga opozita, si model për tu treguar ndërkombëtarëve ne jemi paqësor. I kam parë vetë 3 sms personalisht.”, tha Spahiu në një prononcim të tij. (TCH).

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …