Blerta Deliu: Prania e Kosovës në dialog pas deklaratës së Vuçiqit nuk ka asnjë kuptim

Blerta Deliu: Prania e Kosovës në dialog pas deklaratës së Vuçiqit se nuk do të këtë njohje, nuk ka asnjë kuptim

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se prania e Kosovës në dialog nuk ka kurfar kuptimi pas deklaratës së Vuçiqit se nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij. Ajo ka shkruar në rrjetin social se deklarimi i kryetarit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut. “Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaron publikisht se ai nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, atëherë prania e Kosovës në çfarëdo dialogu me Serbinë, nuk ka asnjë kuptim. Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta”, ka shkruar Blerta Deliu.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …