leoni

Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fund vitit. Sipas MPB-së, shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve etj. “Pas blerjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, konsumatorët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që këta artikuj të mos dëmtohen gjatë transportit dhe në shtëpi t’i vendosin në vend të sigurt ku fëmijët të mos kenë qasje. Luten qytetarët që para përdorimit të fishekzjarrëve të lexohen udhëzimet e përdorimit të vendosura në produkt”, ka njoftuar MPB-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …