Qeveria e Mustafës bën sehir teksa mbahet fushata zgjedhore e Serbisë në Kosovë

Qeveria e Mustafës bën sehir teksa mbahet fushata zgjedhore e Serbisë në Kosovë

Pavarësisht se serbët e Kosovës janë mobilizuar më shumë se kurrë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Qeveria e Isa Mustafës po tregohet më e pavendosur se kurrë për të ndaluar mbajtjen e tyre. Serbët gjithandej kanë filluar fushata, ndërkohë që edhe partitë kryesore në Serbi po i aktivizojnë militantët e tyre në Kosovë. Përveç një deklarimi retorik të ministres, Edita Tahiri se zgjedhjet serbe nuk do të lejohen në Kosovë, Qeveria e Isa Mustafës ende nuk ka vendosur rreth kësaj çështje. Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Mustafa, citohet të ketë thënë se ende janë në fazën e diskutimeve brenda Qeverisë me bashkësinë ndërkombëtare. Por, duke u nisur nga herët e kaluara, bashkësia ndërkombëtare gjithmonë ka dhënë dritën jeshile për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, pavarësisht se ato përbëjnë shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës. Madje, misioni i OSBE-së në Kosovë ka ofruar ndihmën e tij teknike që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …