U mbajt akademia përkujtimore kushtuar Heroit, Agim Ramadani

U mbajt akademia përkujtimore kushtuar Heroit, Agim Ramadani

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë u mbajt Akademia Përkujtimore – Dita e Dëshmorëve të Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’. Në këtë akademi, pos familjarëve të dëshmorëve, ishin të pranishëm zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ministra si dhe përfaqësues të opozitës. Ministri i FSK-së, Haki Demolli theksoi se të rënët në Betejën e Koshares, në krye me Agim Ramadanin, nuk do të harrohen kurrë. Ndërkaq, djali i heroit, Agim Ramadani, Edoni, bëri thirrje tek klasa politike që të bashkohet. Me këtë rast, ai citoi fjalët e babait të tij se ‘kur pushkët bashkohen kanë fuqi më të madhe’. Agim Ramadani ka qenë njëri nga strategët më të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës i Operacionit ‘Shigjeta’, njëra nga sukseset më të mëdha të luftës sonë çlirimtare ku ushtria jugosllave pësoi disfatë të plotë dhe u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …