Kryetari aktual i Amerikës, Donald Trump pranoi publikisht për herë të parë të enjten se ai do të lë detyrën më 20 janar, duke premtuar një transferim të rregullt të pushtetit pasi Kongresi konfirmoi fitoren e Kolegjit Zgjedhor të presidentit të zgjedhur Joe Biden. “Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më tregojnë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt më 20 janar”, citohet të ketë thënë Trump në një deklaratë. Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën Përsëri të Madhe”.
Kontrolloni gjithashtu
Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …