Kongresi amerikan ka certifikuar z. Xho Bajden kryetar të ardhshëm të Amerikës dhe Kamala Harris, nënkryetare e Shteteve të Bashkuara. Ligjvënësit konfirmuan se Bajden fitoi 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, krahasuar me 232 vota për presidentin aktual, Donald Trump. Votat elektorale u miratuan pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve refuzuan kundërshtimet e republikanëve ndaj votave në shtetet e Pensilvanisë dhe Arizonës. Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inaugurimit të kryetarit të zgjedhur, Xhoe Biden dhe nënkryetares së zgjedhur, Kamala Harris më 20 janar.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: VV po e zvarrit me qëllim krizën në Kuvend
Ish-deputetja Aida Dërguti ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje …