Mbështetësit e Sheshelit mbajnë miting disa kilometra larg Prishtinës

Mbështetësit e Sheshelit mbajnë miting disa kilometra larg Prishtinës

Mbështetësit e Vojsllav Sheshelit në Kosovë po organizojnë të papenguar mitingje provokative, ndërkohë që organet e sigurisë hiqen indiferente. Pas vizitës së djeshme të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, dega e Partisë Radikale sot ka organizuar një tubim para-zgjedhor në Graçanicë, jo më larg se disa kilometra nga Prishtina. Në këtë miting, serbët e pranishëm valëviten edhe simbole çetnike e flamuj me portretin e Sheshelit, akt ky që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, do të duhej të dënohej për nxitje të urrejtjes etnike. Pavarësisht paralajmërimeve të Vojsllav Sheshelit për të vizituar Kosovën, Qeveria vazhdon të tregojë mungesë vullneti për të pamundësuar mitingjet e mbështetësve të Sheshelit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …