IHK paralajmërohen sërish vërshime në Kosovë si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës

Institutiti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron gjendje kritike dhe të rrezikshme pas vërshimeve

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të mbesë kritike dhe e rrezikshme. Prandaj, ajo u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të rrinë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme. Latifi ka thënë se konsiderohet ende që Kosova është në gjendje kritike dhe të rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj. Ajo ka thënë se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim kanë edhe njerëzit krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen grumbuj, si dhe ndërtimi pranë tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …