Kryetari i OEK-t, Berat Rukiqi thotë se shteti duhet të japë përkrahje direkte financiare për bizneset si dhe të bëjë lehtësira tatimor

Berat Rukiqi: Tubimet e partive politike po i bëjnë të pavlera të gjitha masat kundër korona virusit

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas tubimeve që po bëjnë partitë politike. Ditëve të fundit janë parë mjaftë tubime elektorale të partive politike në vend, kështu duke i thyer të gjitha rregullat dhe masat kundër përhapjes së koronavirusit. Për këtë, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Rukiqi, ka shkruar se këto tubime po i bëjnë të pavlera të gjitha masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, duke u bazuar në këto tubime, nuk ka se si të arsyetohet ndalimi i organizimeve të ahengjeve apo edhe kufizimi i orarit të lëvizjes.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …