Daut Haradinaj

Daut Haradinaj: AAK-ja e është e para në nivel lokal dhe në këto zgjedhje synon t’i këtë mbi 20 deputetë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur se lista e kandidatëve të AAK-së është listë fituese dhe se në këtë listë ka emra të rinj. Haradinaj ka thënë se kësaj here ka prurje të reja. “Nëse shkon në një qytet e merrni si shembull e dini se kush kënd përfaqëson, e kemi marrë Pejën që përfaqëson Shemsedin Dreshaj, nëse shkojmë në Deçan kemi kandiduar me 13 kandidat, pra gara është zgjeruar, ka thënë Haradinaj. Ai tha se këtë e kemi bërë që t’i jepet mundësi kandidateve të tjerë nga komunat e tjera. Tutje, ai ka thënë se Aleanca ka pretendime të del 20 deputetë plus. “AAK-ja e është e para në nivel lokal dhe kjo do të kthehet në votë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria, një nga destinacionet më të përballueshme për turistët amerikanë këtë verë

Në një artikull të publikuar së fundmi në të përditshmen prestigjioze amerikane The Washington Post, …