Besian Mustafa: Funksionarët e Vetëvendosjes janë zhvendosur në Shqipëri për t’i prirë fushatës në zgjedhjet e 25 prillit

Besian Mustafa: Të gjitha kërkesat e bujqve do të inkorporohen në programin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2021

Fermerët në Prizren kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionimin e kredive në bujqësi për të pasur bujqit kushte dhe mekanizëm më të avancuar në zhvillimin e fermave të tyre në bujqësi. Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë takimit me fermerët në Arbanë të Prizrenit tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe këto për kredi do të inkorporohen në programin e kësaj ministrie për vitin 2021 e tutje. Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitiv në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre. Fermeri Driton Kransiqi nga Prizreni i cili posedon 240 kretë lopë qumështore, tha se ministri Mustafa ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për punën e tyre në bujqësi, ndërsa kërkoi që të subvencionohen nomrat e intersit për kredi në bujqësi. Ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerë të jetë në Prizren, Zhurë dhe Opojë.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …