leoni

Taulant Balla

Taulant Balla: PS nuk i ka bërë kurrë keq Shqipërisë dhe nuk ka punuar kurrë kundër interesave të vendit

10 vite pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u bëri thirrje qytetarëve gjatë një takimi në Belsh që të mos harrojnë kush qëllon mbi popullin dhe nuk paraqitet kurrë para drejtësisë, madje gradohet. “Mos harroni të kujtoni që Partia Demokratike me Sali Berishën dhe këtë kollovarin aktual, kanë vrarë për të mbajtur pushtetin. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë që nesër 10 vite më parë, Sali Berisha urdhëroi të qëllohej mbi popullin e vet dhe Lulzim Basha, si Ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk mori asnjë përgjegjësi, madje u gradua nga Sali Berisha në krye të Bashkisë së Tiranës duke vjedhur vota”, tha Balla. Duke kujtuar edhe rastin tragjik të vrasjes së Klodian Rashës, Balla tha se qëndrimi i PS-së vendos standardin e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm edhe pse pa përgjegjësi direkte, ndërkohë inkurajon drejtësinë të bëjë drejtësi.

“Gjithë të rinjve e të rejave që këto u duken histori unë dua t’u them se Partia Socialiste e Shqipërisë, në rastin e vrasjes tragjike të Klodian Rashës, mbajti një qëndrim të fortë duke i kërkuar drejtësisë të bëjë drejtësi, dhe kjo e fundit po bën drejtësi. Por, edhe pse pa përgjegjësi direkte, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Sepse ky është standardi i vendosur nga PS”, theksoi Balla.

“Kur Saliu urdhëronte dhe Basha ekzekutonte në 21 Janar 2011, Basha, jo vetëm që nuk mori asnjë përgjegjësi, jo vetëm që nuk shkoi kurrë para drejtësisë, por edhe u gradua”, u shpreh Balla.

“Pas 10 vitesh drejtësia nuk është vënë. Drejtësia nuk mund të mjaftohet me 2-3 gardistë që shkrepën këmbëzën ndërsa nuk u thirr ai që del në TV dhe deklaron se ka dhënë urdhërin për të qëlluar mbi popullin e tij”, tha Balla.

Ndërkohë Balla në takimin me qytetarët e Belshit nuk la pa përmenduar dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Në Belsh, LSI ka shkuar tashmë për skrap. Të paktën për këtë kemi punuar me Lulzim Bashën që nga 2017, për ta çuar LSI-në për skrap. Luli kur erdhi në qendër të Belshit i bëri thirrje popullit të Belshit “ta çojmë SHPK-në e Ilir Metës për skrap”. LSI-ja, siç thotë Lulzim Basha është si ajo që ngjitet pas këpucës dhe këtë e ka artikuluar më së miri Lulzim Basha me thirrjen për t’u ndarë nga fenomeni LSI”, tha Balla.  (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …