Valdete Daka: Ligji dhe aktgjykimi i Kushtetueses ua ndalon të penalizuarve kandidimin për deputetë, jo unë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se akuzat e partive politike ndaj saj dhe ndaj institucionit që udhëheqë, kanë për qëllim që të pamundësojnë zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Në një konferencë për gazetarë, ajo  ka pohuar se kërcënimet publike ndaj saj dhe “shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të paprecedentë dhe të rrezikshëm”. Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënë, që nuk e mbron dhe nuk e mbështetë asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Sulmet dhe kërcënimet kundër saj u bënë një ditë pasi KQZ-ja njoftoi se ka marrë përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ku thuhej se 47 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk janë përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Të gjithë kandidatëve që dje e kanë parë veten në listën e Këshillit Gjyqësor, si persona që nuk plotësojnë kriterin për t’u certifikuar  kandidatë për deputetë, do t’u them vetëm dy fjalë, shkurt, shqip dhe qartë: është ligji, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin dhe jo unë”, tha zonja Veldete  Daka, duke sqaruar se çdokush që mendon se i është bërë e padrejtë mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe në Gjykatën Supreme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …