leoni

Nicola Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton populli

Nicola Orlando: E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton populli i saj

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë në mënyrë të duhur për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Ai tha se e ardhmja e Kosovës ndërlidhet nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, dhe se një gjë të tillë e meriton populli i saj. “Të gjithë akterët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën inflamatore me një bashkëpunim të pjekur dhe një debat të informuar mbi politikat. E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai. Shtetet e QUINT’it, me anë të një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar nga subjektet politike që të ndalin sulmet ndaj kryesueses së Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valdete Dakës, teksa kanë bërë thirrje edhe për respektim të vendimeve për certifikim të kandidatëve për deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …