KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Katër ish-pjesëtarë të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale kërkojnë mbështetje financiare për mbrojtje

Të paktën katër kërkesa për mbështetje financiare për mbrojtje juridike nga shteti i Kosovës kanë bërë ekipet e mbrojtjes të të akuzuarve për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se bazuar në Ligjin për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara ka shqyrtuar deri tash katër kërkesa për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike, duke mos dhënë detaje se për kë bëhet fjalë apo sa është shuma e ndarë. Kjo ministri ka thënë se për detaje të tjera do të njoftojë me kohë. Deri tash nga Specialja në Hagë janë ngritur aktakuza për krime lufte ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, ndërsa ndaj krerëve të Organizatave të Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për “pengim të drejtësisë”. Për Thaçin e Veselin ka kaluar një muaj që kur janë themeluar fondacione. Por për to s’është dhënë asnjë informacion. Për ta përkrahur mbrojtjen juridike të personave të akuzuar nga Specialja, Kosova ka vënë në dispozicion rreth 20 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …