Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i refuzon mjetet e ndara nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i refuzon mjetet e ndara nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se refuzon mjetet e ndara prej tre milionë euro për këtë subjekt nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike, i miratuar me 72 vota pro në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit dhjetor. Sipas OHT-së, pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë joproporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë dhe se me tre milionë euro s’mund të mbulohen dëmet e bizneseve hoteliere gjatë pandemisë. “Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 për subjekt”, thuhet tutje në komunikatën e OHT-së.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …