Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me disa kandidatë për deputetë vizituan veriun e Kosovës

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me disa kandidatë për deputetë vizituan veriun e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me disa kandidatë për deputetë nga kjo parti, kanë vizituar veriun e Kosovës. Vizita e Hoxhajt vjen me rastin e 21-vjetorin e vrasjes së dhjetë shqiptarëve, dhe në kuadër të fushatës elektorale. Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve. Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre, #Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …