Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor, ndërsa ata të nivelit Master 50%

Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor, ndërsa ata të nivelit Master dhe të Doktoraturës 50%

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar të gjithë studentët se janë realizuar kërkesat e tyre. Këto kërkesa janë realizuar pas takimit të ditës së premte (29.01.2021) me kryeministrin e në detyrë të Kosovës. “Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht, do të hapen bibliotekat. Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro). Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master. Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës Studentët nga Kosova Lindore përfitojnë nga bursat e MASh si dhe nuk do të paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …