Hajdar Beqa: PDK-ja e ka një mbështetje shumë të madhe sesa e ka pasur në vitin 2019

Hajdar Beqa: PDK-ja e ka një mbështetje shumë të madhe sesa e ka pasur në vitin 2019

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Hajdar Beqa, ka vlerësuar që kjo parti në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diele ka edhe më shumë përkrahje sesa që ka pasur gjatë zgjedhjeve të kaluara. PDK-ja e ka një mbështetje shumë të madhe sesa e ka pasur në vitin 2019. Ne jemi parti institucionale, kemi ofruar një program të mirë qytetarëve, sepse është programi i kërkesave dhe nevoja të qytetarëve të Kosovës. Ai tha se mungesa e Thaçit dhe e Veselit ka krijuar një vakum të madh në skenën politike në vend. Ata janë duke mbrojtur një kauzë të Ushtrisë Çlirimtare. Me mungesën e Z. Thaçi dhe Veseli humb Kosova. Në mungesën e këtyre dyve në skenën politike është krijuar një vakum i madh. PDK- ja kurrë më e organizuar nuk ka qenë. Për sa i përket kandidimit të Albin Kurtit për zgjedhjet e 14 shkurtit, Beqa tha se atij nuk i lejohet  të kandidojë për deputet e as për kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …