Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për projektet e mëdha që synon t’ i realizojë në mandatin e tretë

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kryeministri Edi Rama  ka folur lidhur me projektet e mëdha që synon për mandatin e tretë. Ndër të tjera ai ka deklaruar se kemi dysfishim të tokës së punuar dhe rritje të eksporteve. “Sot jemi në një fazë tjetër. sot kemi në proces përfundimin e aeroportit të Kukësit. Pandemia na ka goditur sepse na ka bllokuar për një kohë bujë të gjatë aeroportin e Vlorës. Presim që të dalë fituesi dhe të lidhet kontrata. Mund edhe të mos lidhet kontrata siç na ndodhi me Milot-Balldren. Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus. Njerëzit ngatërrojnë stacionin e autobusit me aeroportin, kur thonë c’na duhen ne s’kemi bukë. Për bukë s’ka vdekur asnjë që nga koha e Skënderbut. Por këtu është kohë që s’kemi bukë. Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet. Aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati. Kemi pasur Miltot-Fier dhe tani do t’i bashkojmë në një. Është një projekt që do të transformojë infrastrukturën. Janë një sërë projektesh të tjera po nuk po marr kohë. Këto janë projekte kyçe që nuk janë program elektoral , por pjesë e projektit tonë për t’i vënë në lëvizje. Në 7 vite kemi dyfishim të tokës së punuar. Punohej 120 mijë hektarë tokë, sot punohet 24o mijë. Kjo ka ndikuar dhe në rritjen e eksportit”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …