Më 27 shkurt 2021 në një vjetorin e vrasjes makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, mbahet Akademi përkujtimore

Më 27 shkurt 2021 në një vjetorin e vrasjes së Qerim Kelmendit, mbahet Akademi përkujtimore

 OVL-UÇK-së njofton se të shtunën, më 27 shkurt, bëhet një vit nga vrasja makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, nga armiqtë e lirisë, pavarësisë dhe (ri)bashkimit të Shqipërisë. Prandaj, Organizatat e Luftës së UÇK – së dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë homazhe (nderime) dhe Akademi për ta kujtuar dhe nderuar veprimtarin dhe luftëtarin e orëve të UÇK – së, heroin e kombit shqiptar e të Shqipërisë, “Shpirtmadhin”. Nderimi dhe kujtimi i Heroit tonë bëhet në orën 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan. Kurse Akademia Përkujtimore mbahet në orën 13:00, në Institutin Albanologjik në Prishtinë,  thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Ferdonije Qerkezi në Gjakovë

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, gjatë qëndrimit të saj sot në Gjakovë, …