Valdete Daka

Valdete Daka: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është duke i keqpërdorur votat e ardhura nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është duke u diskutuar edhe për votat e diasporës. Me këtë rast, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka reaguar ndaj ankesave të përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje Alim Rama lidhur me refuzimin e votave të diasporës. Daka ka thënë se KQZ-ja ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve nga jashtë të votojnë, duke i kryer të gjitha procedurat brenda vetëm 10 ditësh, duke shtuar se nëse dikush ka prova që KQZ-ja i ka mohuar dikujt të drejtën e votës apo e ka keqpërdorur votën e dikujt, le të shkojë në Prokurori dhe t’i dorëzojë faktet. “Mos harroni që kjo KQZ-ja për 38 ditë ua ka mundësuar 150 mijë qytetarëve jashtë Kosovës, brenda 10 ditësh të aplikojnë, të regjistrohen, të verifikohen dhe të gjitha këto procedura të kryhen përkundër faktit që ju po mundoheni të thoni vazhdimisht se KQZ-ja nuk është duke i penguar, përkundrazi ka bërë maksimumin e mundshëm që çdo qytetari t’i jepet e drejta të votojë. Nëse keni prova që KQZ-ja me qëllim dikujt ja ka mohuar të drejtën e votës apo e ka keqpërdorur urdhëroni në Prokurori, dorëzoni fakte dhe vazhdojmë”, ka thënë Daka në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …