Shënohen 19 raste të vdekjeve,konfirmohen 703 raste të reja, shërohen 2.255 pacientë

Shtim i ndjeshëm i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftim për shtim të ndjeshëm të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 19 viktima dhe 962 të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19”, thuhet në njoftimin e  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …