OKB njofton se në protestat në Mianmar janë vrarë 18 persona

Organizata e Kombeve të Bashkuara njofton se në protestat në Mianmar janë vrarë 18 persona. “Përgjatë ditës, në disa lokacione në mbarë vendin, policia dhe forcat ushtarake kanë konfrontuar protestuesit paqësorë, duke përdorur forcë vdekjeprurëse dhe forcë më pak vdekjeprurëse, thuhet në informacionet e besueshme që ka marrë Zyra për të Drejtat e Njeriut e OKB-së. Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe mbi 30 janë lënduar”, tha kjo zyre. Në Mianmar – që ndryshe njihet edhe si Birmani – që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit, qindra-mijëra persona kanë dalë në protesta për ta kundërshtuar marrjen e pushtetit nga ushtria. Ushtria pretendon se ka pasur mashtrime në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, ku ka shënuar fitore bindëse partia e lideres de fakto të këtij shteti, Aung San Suu Kyi. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …