Ramush Haradinaj

Haradinaj: Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar lart kontributin e familjes Jashari të dhënë për çlirimin e vendit. Ai ka vlerësuar se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. “Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Ne u jemi borxhli të rënëve, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej. Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri”, ka vlerësuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj dekreton dy ambasadorë të rinj: Jeta Kreka në Katar dhe Bardhyl Kollçaku në NATO

Presidenti i Shqipëria, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Jashtëzakonshëm …