Ka përfunduar procesi i votimit për kryetar të LDK-së, po bëhet numërimi i votave

Ka përfunduar procesi i votimit për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin kanë marrë pjesë 328 delegatë. Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Arban Abrashi ka thënë se për hapat e mëtutjeshëm do të dihet pas numërimit të votave.  Duke folur për procesin e sotëm zgjedhor ai ka sqaruar se ka pasur diskutime e konsultime në të gjitha degët dhe të gjithë kanë qenë të një mëndje se votimi duhet të jetë i fshehtë dhe kësisoj është bërë. Tash i shohim numrat se kush sa ka marrë. Fillon numërimi i votave, nëse ndonjëri ka marrë mbi 50%, nëse jo atëherë dy që kanë më tepër vota shkojnë në raundin e radhës” ka bërë të ditur në mes tjerash, Arban Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …