Turqia

Recep Tayip Erdogan kërkon nga, Albin Kurti rishqyrtimin e vendimit të Kosovës për hapjen e ambasadës në Jeruzalem

Kryetari turk, Recep Tayip Erdogan i ka dërguar letër kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka uruar për pozitën e të parit të qeverisë. Ashtu si në letrën e parë të dërguar nga Erdogan, edhe kësaj here Erdogan ia ka përmendur Kurti  çështjen e ambasadës në Jeruzalem. Ai i është drejtuar shefit të qeverisë së Kosovës duke i thënë se e di që është i shqetësuar në lidhje me vendosjen e ambasadës në Jeruzalem, duke i kërkuar që ta rishikojë këtë vendim. “Nga ana tjetër, pasi që e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës është njoftuar se është bërë në Jeruzalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …