Ardian Kastrati

Asgjë fyese nuk ka për zonjën Vjosa Osmani në postimin e Ardian Kastratit, sepse ato i ka shkruar Faik Konica jo profesori

Deputeti i PDK-së, profesori, Ardian Kastrati, ka reaguar pas kritikave që mori lidhur me një status ku përmendte fjalët e publicistit, Faik Konica, që ka përshkruar një grua me mbipeshë, të kohës së tij, para më shumë se 100 vitesh.  Profesori Kastrati Ai   ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten e sapo zgjedhur Vjosa Osmanin, e as deputeten që kaloi nga PDK-ja në Vetëvendosje, Adelina  Graincën. Por ka saktësuar e  “Gjithmonë i ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”.

Asgjë të keqe as aq analoge nuk ka në këto vargje, tekefundit ato i ka shkruar Faik Konica jo profesori, Ardian Kastrati.

Përpjekja për të ngulfatur zërin e opozitës, është punë koti dhe më sjellë në  kujtesë përpjekjen  e Don Kishotit dhe Sanço Pançës, kundër Mullinjve të Erës, në romanin e shkrimtarit të madh spanjoll e botëror, Miguel de Servantes, Don Kishoti i Mançës.

Po kështu, në analogji me krahasime të tilla, përgjithësisht letrare, pavarësisht  se me kënd aludohet, mund ta shpërfaqin edhe me D’ Ulqinjen e Tobozës, një personazh i latuar me shumë kujdes nga shkrimtari,  që ka shumë të ngjarë të ketë qenë, Zonja Ulqinake e Taraboshit të Shkodrës, rrëfim që Servantesi e kishte dëgjuar gjatë kohës sa ishte në burgun e një kapiteni  arnaut të marinës, mbase edhe në Ulqin, në shekullin e 16-të.

Kërkesat inatzeza të militantëve të Vetëvendosjes, në mesin e disa studentëve apo në radhët e OJQ-ve që mbështetin këtë parti, me qëllim  për të ngulfatur zërin e opozitës, sikur në këtë rast, tregon se pozita tani ka filluar hakmarrjen e paralajmëruar se do të ngre zhagas të korruptuarit nga radhët e opozitës, edhe pse aktualisht nuk i ka në përballje Hashim Thaçin e Kadri Veselin, por ka “mjaft peshq” të tjerë që kërkon t’ i gjuajë.

Kapja pas fjalëve të një profesori  dhe analisti me qëndrim kundër pozitës, tregon më së miri se pozita nuk është e kënaqur me fitoren, sepse i druhet me të drejtë opozitës, e cila nuk e ka pranuar për kryetare një zonjë, jo sepse është e trashë e me mbipeshë, jo sepse është femër, jo sepse ajo përngjet me një femër, të cilën dikur e paska piketuar Faik Konica, por sepse është figurë përçarëse, hakmarrëse, arrogante,  një politikane dikur përkthyese e Hashim Thaçit dhe e autoriteteve të UNMIK-ut, të cilën e ngriti partia nga e cila ajo ia mori gjysmën dhe  iku.

Këto janë disa nga arsyet, pse opozita me të drejtë nuk e ka votuar  një kryetare, e cila nuk  e ka besimin e shumicës as të “popullit votues”.

Për ta postuar në krye të Presidencës, Vetëvendosjes iu desh të blejë vota nga partitë e tjera, të blejë  deputetë e deputete që “shiten e blihen” në raste të tilla, të blejë edhe deputetë nga radhët e pakicave, për t ia bërë kuorimin, ( duke ia mbajtur “zhagun”)  kryetares, e cila jo vetëm që nuk paraqet personin unifikues, por ajo ka përçarë dhe ka ndarë në dysh partinë,  e cila e ka lindur, e ka edukuar, e ka rritur, e ka shkolluar e dhe e ka bërë politikane me frymën, politikën dhe ideologjinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Si mund të jetë unifikuese dhe e pranueshme një kryetare e tillë, të cilën tani nuk guxuaka kush as ta krahasojë me femra të tjera, qoftë edhe për nga fiziku, madje as të postojë shkrime ku mund të aludohet ndonjë ves apo cen i saj.

20 protestuesit e sotëm para Rektoratit, dhanë një sinjal të mungesë së durimit dhe mungesë të dijes e perceptimit real të një situate të caktuar, pasi ata mendojnë se  “gjithçka që fluturon edhe  hahet”, sepse përdorimi qoftë edhe me qëllim të caktuar i vargjeve të publikuara, qofshin ato satirë, sarkazëm, ironi nuk i atribuohen dot përdoruesit, cilido qoftë ai.

Çfarë të  keqe ka nëse i citojmë  vargjet e më poshtme të Gjergj  të Fishtës, duke aluduar në politikanët  që e morën pushtetin sot, qofshin edhe aludim i drejtpërdrejtë në situatën pas ndërrimit të qeverive.

Këto vargje kanë qenë dhe janë aktuale, si dje, si sot, si mot. Punë e madhe se kush mund të hidhërohet.

 

M’kambë kryekungujt prej si u vunë,

Duel padija n’krye të vendit;

Njerëzt e kënuen u poshtnun,

Metën t’urtit jashtë kuvendit.

 

Duel me faqe t’bardhë trathtari,

Shpirt e fis qi ka kuletën;

U ndëshkue pa dhimbë Shqyptari,

Qi për fis nep gjan e jetën.

 

Shqynis zani atbotë i humbi,

T’huejt mi qafë i a vunë themrën,

E e mloj skami, terri e gjumi,

Djelmt e vet i a lnurën zemrën.

 

E Shqyptarët jo veç s’e nisen

Për kto punë përjashta Momin.

Por ma fort, medje, e konisen.

Msue gjithmonë me ndërue llomin…

 

E njikshtu, qitash, njaj i cili

S’e la mrendë e detit vala,

S’e la ferri, toka e qielli,

N’ Shqypni majet porsi njala.

 

Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë me ne,

do t’na qelbi fis e atdhè?

 

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,

se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,

për me u vjerrë o kund m’do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me ‘i gjysmë setre t’pa astar,

lshuemum krahve kalavar

e me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:

pantallonat me “gjyslykë”

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,

t’tanë gordec e berbalec

pa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,

me ‘i fillore a nji iptadije,

erz e shpirt qitun nën themër:

turq a sllave a grek me zemër,

falun barkut veç Shqipnisë,

si ajo marrja e t’gjith njerzisë…

tuj u shite ju për gjithë treg,

sod na mbahi “Skandërbeg”,

e ngërdhucë, goditë, limue,

rrue, qethë, pipirique,

tash n'”smoking”, tash në “bon-jour”

ju, qi dje s’kishit as ushkuer

me lidhë brekët me nder me thanë

m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,

rrugën krejt na e keni zanë,

ke na shkoni pash e m’pash,

edhe besa me “gulash”

me “afishe” e me “sultjash”,

me “kjumshtuer” e me “ashurè”,

“kosha gjelash” si kubure…

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …