22 vjet më parë gjatë luftës në Kosovë, n ë agun e 15 prillit 1999 forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë. Ishte një rrethim i hekurt pothuajse nga të gjitha anët. Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak ia mësynë Zhegocit. Ushtria serbe rrethonte fshatin nga të gjitha drejtimet. Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë. Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
