leoni

Shkëlzen Hilmi Haradinaj (25.3.1970-16.4.1999)

Mehmet Bislimi: Shkëlzenit, me rastin e përvjetorit… 

 

qeleshe dëbore majave të Shkëlzenit 
qeleshe të bardha 
më të bardha se bora 
kolonë zanoresh 
renditur në himnin e Asdrenit  
ulur së bashku me Luanin 
në tokën arbërore 
në krye të vendit 
Shkëlzen 
 
gjaku i lirisë rridhte si krua 
zana e malit thoshte me vete 
askënd më shumë 
se Shkëlzenin nuk dua 
veç lirinë e atdheut 
që ai 
ma fali edhe mua 
 
Shkëlzen 
më shumë se dje 
sot po shkëlqen 
i madh ishe 
më i madh je sot 
gjithandej tokave shqiptare  
si rreze dielli 
po shkëlqen 
Shkëlzen 

16-4-2021

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Ushtar Shabani dhe thirrja e atdheut

(Tregim për dëshmorin e kombit, Shaban B. Avdiu, në përvjetorin e rënies) Në një natë …