Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës me njoftim për bizneset që do të përfitojnë nga Qeveria e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga  masat e planifikuara nga qeveria e Kosovës për subvencionimin e punëdhënësve dhe pagesat e qerave. Siç njoftohet për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, që kanë të plotësuara disa kritere si në vijim: biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi; biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur; biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe iznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve. Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është: biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur. Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 11 maj 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …