Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO e ka mirëpritur takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Përmes një reagimi në Twitter thuhet se Amerika do të qëndrojë afër në procesin integrues. ”Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, mirëpriti më herët sot, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin te selia e NATO-s. SHBA do të qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj Euro-Atlantike”, thuhet në shkrimin e tyre.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
