Procesi i vaksinimit kundër virusit korona në sallën "1 Tetori" pritet që të vazhdojë nesër

Procesi i vaksinimit kundër virusit korona në sallën “1 Tetori” pritet që të vazhdojë nesër

Me rastin e festës së Fitër Bajramit sot në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” nuk ka pasur vaksinime. Vaksinimi me vaksinën antiCOVID-19 të personave mbi moshën 65-vjeçare do të rifilloj sërish nesër. Procesi i vaksinimit do të filloj në ora 08:00 dhe do të vazhdoj deri në orën 19:30. Ministria e Shëndetësisë ja treguar se të premten vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare do të filloj edhe në qendrat e vaksinimit nëpër komunat e Kosovës. Të mërkurën në Kosovë kanë mbërritur 38 mijë e 400 vaksina antiCOVID-19. Po të njëjtën ditë, UINCEF derisa tregoi edhe për arritjen e vaksinave AstraZeneca, njoftoi edhe se në fillim të muajit qershor në Kosovës do t’i sjellin edhe 100, 620 doza të vaksinës Pfizer.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Bashës do të ishte akt moral pas artikullit për UÇK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas kërkim-faljes së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, …