Covid

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 103 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 248 veta

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 754 nga 561 mijë e 637 të dyshimtë në virus dhe 2  mijë e 218 raste të vdekjeve prej fillimit të pandemisë. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98 mijë e 787, kurse numri i rasteve aktive ka zbritur në  5 mijë 749.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …