Sot, nga ora 11:00 në Lagjen Dardania në Prishtinë do të zhvillohen aktivitetet me nxënës të SHFMU “Dardania

Sot me 20 Maj 2021, duke filluar nga ora 11:00 në Lagjen Dardania te Ora e Kurrizit në Prishtinë do të zhvillohen aktivitetet me nxënës të SHFMU “Dardania”. Kjo është dita e 4-të e aktiviteteve në kuadër të Javës të 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuara.  Aktivitetet e Asociacionit Kosovar të Motorizimit “AMRKS” zhvillohen bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Policinë e Kosovës. Nesër nxënësit do të marshojnë me biçikleta dhe trotinete në shtigjet e lagjes, ndërsa organizatorët do të shpërndajnë maska për nxënësit. Akademia Tempulli është kujdesur që nxënësve pjesëmarrës të ju dhurojë fletore ilustrative me situata të fëmijëve në trafik, fletore të thjeshta, vizore dhe ngjyra të drurit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Konsullatën e Kosovës, në Nju Jork, Shfaqet dokumentari “Mirënjohje” për historianin anglez, Noel Malcolm

Në Konsullatën e Kosovës, në Nju Jork, u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të …