Qeveria e Kosovës maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen në veçanti të kishave ortodokse në vendin tonë (!)

Qeveria e Kosovës maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen në veçanti të kishave ortodokse në vendin tonë (!)

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar përmes një letre Kryemurgut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ku i ka shprehur dëshirën ta vizitojë këtë manastir. “Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Dialogu me klerikët ortodoksë në Kosovë është rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme”, shkruan ministri Çeku.  Ai shtoi se “së fundmi, Kurti i është drejtuar me një letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit Sava Janjić. Kurti ka përsëritur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim”. “Ne ende jemi në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet praktike të kësaj vizite. Sfidat tona të përbashkëta mund t’i adresojmë vetëm përmes komunikimit që fuziqon klimën e mirëbesimit. Retorika që nxitë urrejtje dhe përçarje mes komuniteteve nuk është zgjidhje dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë, thuhet në një postim të ministrit, Hajrullah Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …