Universiteti i Prishtinës e pranon një donacion prej 5 mijë euro nga ish-ushtarja amerikane, Elaine Berkowitz

Universiteti i Prishtinës e pranon një donacion prej 5 mijë euro nga ish-ushtarja amerikane në Kosovë, Elaine Berkowitz

Universiteti i Prishtinës sot ka pranuar një donacion prej 5 mijë dollarë nga ish-ushtarja amerikane në Kosovë, Elaine Berkowitz. Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Suzana Manxhuka-Kërliu tha se ky donacion nga Berkowitz meriton një vlerësim të lartë. Manxhuka-Kërliu tha se me këtë donacion do të blihen disa zmadhuese bikularë për studentët e stomatologjisë. “Në emër të fakultetit të mjekësisë, degës së stomatologjisë doja të falënderoja Berkowitz për këtë donacion, i cili kontribut ka një vlerë të rëndësishme, me te cilën do të blihen disa zmadhuese bikularë, për nevoja të studentëve. Kontributi i saj meriton një vlerësim të lartë”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

NESËR NË MITROVICËN SHËNOHET 26-VJETORI I RËNIES SË SHEMSI AHMETIT – KOMANDANT “SHEMI” DHE BASHKËLUFTËTARËVE

NESËR NË MITROVICËN SHËNOHET 26-VJETORI I RËNIES SË SHEMSI AHMETIT – KOMANDANT “SHEMI” DHE BASHKËLUFTËTARËVE

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, dhe në bashkëpunim me …