Genc Prelvukaj: Nuk ka vepër më antikombëtare, më të poshtër se sa ndërlidhja e UÇK-së me vrasjet e pasluftës

Genc Prelvukaj: Nuk ka vepër më antikombëtare, më të poshtër se sa ndërlidhja e UÇK-së me vrasjet e pasluftës

Historiani, Genc Prelvukaj, ka shkruar se ndërlidhja e vrasjeve të pasluftës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vepra më antikombëtare. Nuk ka vepër më antikombëtare, më të poshtër se sa ndërlidhja, qoftë edhe tërthorazi, e UÇK-së me vrasjet e pasluftës”, ka shkruar Prelvukaj. “Deri më sot, nuk është gjetur asnjë provë e vetme, e cila vërteton që ka pasur ndonjë urdhër nga hierarkia e ushtrisë tonë, për veprime ndëshkuese të asaj forme”, ka shtuar ai. Ai ka thënë se nëse krimet individuale lidhen me emblemën e UÇK-së, atëherë ky mund të konsiderohet si qëllim i nxitur për ta denigruar luftën e shqiptarëve. “Nëse veprimet hakmarrëse me motiv personal të nje individi apo qoftë edhe devijimi i ndonjë eprori, me çdo kusht provohen të ndërlidhen me emrin dhe ëmblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veçse qëllim i nxitur nga jashtë për të denigruar luftën e drejtë të shqiptarëve drejt çlirimit”, ka shkruar Prelvukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …