Andreas Ernst, redaktor i “Neue Zurcher Zeitung” ka reaguar në demantin e zonjës, Donika Shvarc

Andreas Ernst, redaktor i “Neue Zurcher Zeitung” ka reaguar në demantin e zonjës, Donika Shvarc

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka reaguar gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, duket thënë se gazeta në fjalë ka përdorur pohime të pasakta në tekstin e intervistës së saj e që ndërlidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për këto fjalë të zonjës Shvarc ka reaguar redaktori i gazetës në fjalë, Andreas Ernst, duket thënë se gazetari që e ka shkruar tekstin s’ka potencuar që UÇK-ja ka përgjegjësi kolektive për atë se çfarë ka ndodhur, por se kryerësit kanë përgjegjësi individuale. “Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK-së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”, ka shkruar redaktori i NZZ. Ernst tutje i ka reaguar Gërvallës edhe për pohimin se pas qershorit 1999 nuk ka pasur UÇK, duke ia bashkëngjitur një raport të NATO-s, ku thuhet se UÇK-ja u shpërbë më 20 shtator 1999. “Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së nuk thuhet që UÇK-ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”, ka përfunduar redaktori për politikë të jashtme i gazetës zvicerane, Andreas Ernst.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …