Sami Lushtaku

Përparim Gruda: Kandidati për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku nuk ka asnjë pengesë juridike për t’i hyrë garës

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku nuk ka asnjë pengesë juridike për t’i hyrë kësaj gare, kështu po konstaton njohësi i çështjeve kushtetuese, Përparim Gruda. Gruda ka thënë se Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se “ndalohet kandidimi për çdo kandidat për deputet i cili ka qenë i dënuar me një vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit”, kurse askund nuk theksohet fjala kandidat për kryetar komune apo asamblist.

Sa i përket rastit konkret, mundësisë për me kandidua zotëri Lushtaku për kryetar të Skenderajt, nuk ka pengesa juridike për ta bërë këtë. Ai mund të kandidojë për kryetar të komunës edhe pse ka një vendim gjyqësor për dënimin e tij sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar nuk i përfshinë kryetarët e komunave, nuk i përfshinë zgjedhjet lokale. Dispozitivi i aktgjykimit është shumë i qartë thotë ‘ndalohet kandidimi për çdo kandidat për deputet i cili ka qenë i dënuar me një vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit’. Dispozitit është shumë i qartë përdorë fjalën deputet”. “Nëse këtë do të vendoste KQZ-ja ta interpretojë sikur vlen edhe për kryetarë komunash e asamblistë, mendoj që do të ishte një arbitraritet. Në këto rrethana mendoj që Lushtaku nuk ka asnjë pengesë juridike për të kandiduar, dhe kushdo tjetër. Sepse ne po flasim për një rast konkret që ka dalë por mund të ketë edhe të tjera të dënimeve për çështje të caktuara, personave të cilët potencialisht mund të jenë në garë për zgjedhje lokale”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …