Më 07 qershor 2021, ditë e hëne, t’ju ftojmë, të merrni pjesë, në promovimin e publikimit të Institutit për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen, me temë: Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndërhyrja ushtarake humanitare e NATO-s në vitin 1999.
– Vendi i promovimit të publikimit: amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë;
– Data: 07 qershor 2021;
– Koha: 12:00 deri 12:40.
Ky publikim i Institutit për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen është përgatitur në kuadër të filozofisë që nuk kemi nevojë të krijojmë një të vërtetë, por vetëm ta nxjerrim atë në dritë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
