Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Haxhiu: Rasti i arrestimit të ish-anëtarit të OVL e UÇK-së, Faik Fazliu nga policia, të hetohet pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar për arrestimin e ish anëtarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Duke reaguar ndaj trajtimit dhe mënyrës së arrestimit të tij, deputeti, Bekim Haxhiu ka shkruar se veterani, Faik Fazliu është provokuar dhe është arrestuar në mënyrë të papranueshme. “Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i pa pranueshëm, bazuar në videon e publikuar. Në videon e publikuar sjellja e policit është jo etike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet. Inspektorati Policorë duhet ta hetojë këtë rast. Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK!, ka shkruar mes tjerash, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …