Dialogu

Në prag të dialogut të Kosovës e Serbisë në Bruksel, Kosova mbetet sërish në preambulën e Kushtetutës së Serbisë

Në prag të dialogut të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel Kosova mbetet sërish në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, edhe pas ndryshimeve kushtetuese, ka deklaruar ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviq. Më 7 qershor, Kuvendi i Serbisë ka miratuar propozimin e Qeverisë për ndryshimin e pjesës për drejtësinë në Kushtetutë. Serbisë iu ka  rekomanduar harmonizimi i legjislacionit të brendshëm me atë evropian, në rrugën e saj të integrimit në BE. Me ndryshimet e propozuara kushtetuese, gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të zgjidhen më nga Parlamenti i Serbisë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Më 1 prill 2020, Albin Kurti e hoqi taksën dhe e hapi tregun për mallrat serbe

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit lidhur me …