Brickos

A. Hoti: Qeveria të kujdeset për realizimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen

A. Hoti: Qeveria të kujdeset për realizimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, të realizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit e cila është nënshkruar në fund të vitit 2020 nga Qeveria Hoti. Ai ka thënë se kjo marrëveshje ishte kritikuar nga opozita e atëhershme për arsye të ndryshme por të paqëndrueshme, që kanë pasë për synim ngritjen e numrit të përkrahësve. Ai i ka bërë ftesë qeverisë aktuale që të kujdesen për realizimin e projekteve të kësaj marrëveshje, ndryshe nuk do ta kenë gjatë qeverisjen. Hoti ka bërë të ditur se në qeverinë e kaluar të cilën e ka drejtuar ai, ishte nisur përgatitja për realizimin e çdo pike të kësaj marrëveshje dhe ka deklaruar se një raport i detajuar për realizimin e secilës pike të Marrëveshjes së Uashingtonit i është dorëzuar edhe kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …