Aktivitetet në kuadër të manifestimit, “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan”

Komuna e Deçanit nesër mban konferencën për media me temë: “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”

Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim (KADC) dhe Komuna e Deçanit ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën për media “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”, që do të mbahet të premten, me 25 qershor 2021, në ora 11:00,  në restorant “Rings”, tek sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë.
Ky takim ka për qëllim prezantimin e potencialit turistik të Bjeshkëve të Nemuna dhe mundësive për zhvillimin e qëndrueshëm duke u bazuar në trashëgiminë e pashterur natyrore dhe kulturore të kësaj treve. Gjithashtu do të prezantohen edhe aktivitetet e projektit “Zhvillimi i Eko Turizmit në Bjeshkët e Nemuna” Në takim përveç përfaqësuesve të komunës së Deçanit dhe KADC do të marrin pjesë edhe mysafirë nga rajoni, përfaqësues të qeverisë, media dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Për informata më të hollësishme ju lutem gjeni të bashkangjitur ftesën dhe agjendën dhe na kontaktoni përmes telefonit në 044-188 366 apo  emailit në [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …