Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Është dekurajuese për gratë kur shihet ndërprerja e mandatit sikur ndodhi me Valdete Dakën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës plenare. Me këtë rast shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusar-Lila ka inkurajuar qytetarët e Kosovës, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që të aplikojnë për pozita të ndryshme shtetërore të cilat hapen dhe janë mundësi për punësim. Pas kësaj ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai ka përmendur rastin e fundit të shkarkimit të Valdete Dakës nga drejtimi i Komisionit Qendror Zgjedhor. Tahiri tha se nuk ka dekorajim më të madh për gratë në Kosovë sesa kur shihet ndërprerja e mandatit të një gruaja siç ka qenë Valdete Daka, mandati i së cilës është ndërprerë nga udhëheqja e tanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës bashkon kërkesat e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për dekretin e Vjosa Osmanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e …