Ministri, Lutfi Zharku merr pjesë në konferencën, “Plani investiv për Evropë”, që mbahet në Slloveni

Ministri, Lutfi Zharku merr pjesë në konferencën, “Plani investiv për Evropë”, që mbahet në Slloveni

Me ftesë të komisares për transport, Violeta Bulc, ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, po merr pjesë në konferencën rajonale “Plani investiv për Evropë”, të organizuar nga Komisioni Evropian. z. Zharku ishte pjesëmarrës i panelit të kësaj konference, në të cilën foli mbi projektet infrastrukturore rrugore dhe hekurudhore në Kosovë. Në fjalimin e tij, theks të veçantë i kushtoi vazhdimit të autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdare, ndërtimit të rrugës Kijevë – Pejë, zgjerimit të rrugëve hyrëse në Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, rikonstruktimit të hekurudhës Leshak – Hani i Elezit, si dhe projektit që është në përgatitje e sipër, autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. Ministri z. Lutfi Zharku, gjatë konferencës u shoqërua nga ambasadori i vendit tonë në Republikën e Sllovenisë, z. Nexhmi Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht …