Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Tokës sot MFSK dhe FSK organizuan aktivitete në pastrimin e ambienteve

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Tokës sot MFSK dhe FSK organizuan aktivitete në pastrimin e ambienteve

Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot më 22 prill, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) dhe FSK-ja organizuan aktivitete të ndryshme në pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e fidanëve-drurëve dekorativ dhe luleve, në hapësirat e Ministrisë dhe kazermave të FSK-së si dhe në disa ambiente publike. Aktiviteti kryesor u mbajt në ambientet e Ministrisë dhe Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në shënimin e Ditës së Tokës morën pjesë: zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneralët Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli,  oficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe safi civil i Ministrisë. Aksionin për shënimin e Ditës Ndërkombëtare e ka përshëndetur zëvendësministri Fadil Gashi i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në pastrimin e ambienteve të Ministrisë dhe FSK-së. Ky aksion për pastrimin e ambientit të mos jetë vetëm një ditë, por çdo ditë t’i kushtojmë kujdes mjedisit dhe ambientit ku jetojmë. Ai kërkoi që të jemi sa më aktiv në mbrojtjen dhe kujdesin për mjedisin tonë, por edhe ambientit të përgjithshëm me qëllim të përmirësimit të kualitetit dhe ambientit në të cilin jetojmë dhe punojmë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …