Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar tre vëllëzerit dëshmorë të “Batalionit Atlantiku” Agron, Yll e Mehmet Bytyqi. Në 22 vjetorin e rënies së tyre, Haradinaj thotë se vëllezërit Bytyqi u bashkuan në mbrojtje të vendit, në momentet më vendimtare të luftës për liri. Ai thotë se shteti serb i ekzekutoi pa gjyq dhe përveç injorimit të krimeve, po bën edhe dekorimin e kriminelëve të luftës, duke përfshirë edhe të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
